
Shtete e BE-së janë ndarë sërish sa i takon arritjes së një marrëveshje të re për të sanksionuar Rusinë me një valë të re kufizimesh.
Vendet e Bashkimit Evropian kanë nisur diskutimet mbi sanksionet e reja të propozuara lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë, që do të synonin firmat kineze dhe iraniane dhe do të lejonin frenimin e eksporteve ndaj vendeve të treta për të thyer kufizimet tregtare.
Një diplomat i tha agjencisë së lajmeve Reuters se bisedimet mes të dërguarve të BE-së ka të ngjarë të jenë të nxehta, pasi palët do të jenë të kujdesshëm për të mos dëmtuar lidhjet e tyre ndërkombëtare.
Disa diplomatë thanë se perspektivat e ndryshme nënkuptojnë se një marrëveshje e shpejtë nuk pritet.
Shefi ekzekutiv i BE-së zbuloi planin në një udhëtim simbolik në Kiev të martën, një kundërpeshë ndaj festimeve vjetore në Moskë të fitores së Luftës së Dytë Botërore ndaj gjermanëve nazistë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se sanksionet e reja do të përqendrohen në goditjen e anashkalimit të kufijve tregtarë të Rusisë.
"Nëse shohim që mallrat shkojnë nga Bashkimi Evropian në vendet e treta dhe më pas përfundojnë në Rusi, ne mund t'u propozojmë vendeve anëtare të sanksionojnë eksportin e këtyre mallrave. Ky mjet do të jetë zgjidhja e fundit dhe do të përdoret me kujdes", ajo tha.
Lini një Përgjigje