TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2024, 14:08

Qeveria teknike në Maqedoninë e Veriut, kush janë deputetët shqiptarë që nuk e votuan Talat Xhaferin

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria teknike në Maqedoninë e Veriut, kush janë deputetët

Talat Xhaferi, i cili deri më tani ka mbajtur postin e Kryetarit të Parlamentit është zgjedhur si kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut për 100 ditë.

VMRO-DPMNE-ja e Hritjan Mickoskit është dukshëm kundër zgjedhjes së Talat Xhaferit si Kryeministër Teknik i Maqedonisë së Veriut, ashtu siç ishte kundër edhe kur Talat Xhaferi u bë Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë.

E majta, e njohur si “Levica”, partia ekstreme nacionaliste maqedonase me kryetar Dimitar Apasievin gjithashtu nuk e ka votuar për Kryetar Parlamenti dhe nuk do ta votojë as sot për Kryeministër Talat Xhaferin.

Nga ana tjetër, opozita shqiptare, pra Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni të Veriut.

Arsyet e tyre janë të ndryshme, megjithatë, Talat Xhaferi nuk do të marrë besimin e tyre.

Deputetë të opozitës në parlament, që nuk do e votojnë Talat Xhaferin për kryeministër janë:

Fadil Zendeli, Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku, Kastriot Rexhepi, Afrim Gashi dhe Safije Sadiku Shahini.

qeveria teknike maqedonia e veriut talat xhaferi

Lini një Përgjigje