TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2024, 14:04

Kuvendi voton qeverinë teknike, Talat Xhaferri zgjidhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi voton qeverinë teknike, Talat Xhaferri zgjidhet kryeministri i

Me 65 vota pro dhe 3 kundër deputetët në Maqedoninë e Veriut votuan qeverinë teknike në Maqedoninë e Veriut me në krye Talat Xhaferin.

Kjo e bën Talat Xhaferin, të parin shqiptar të zgjedhur kryeministër në Maqedoninë e Veriut .

Qeverinë teknike do të jetë në funksion 100 ditë.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së ndonëse ishin në sallë ata ashtu edhe siç paralajmëruan nuk votuan qeverinë teknike, derisa deputetët e opozitës shqiptare nuk ishin prezent në sallë.

Në fjalën e tij drejtuar deputetëve para votimit, Xhaferi pasi dorëzoi listën e kabinetit të tij qeveritar, deklaroi se qeveria e tij teknike do të ketë në fokus prioritetet strategjike dhe shtetërore.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën deri në zgjedhjen e qeverisë së ardhshme politike do të fokusohet në prioritetet strategjike dhe shtetërore të veta konkrete. Në lidhje me prioritetin e lartë të qeverisë që është përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve të lira, ‘fair’ (të drejta) dhe demokratike, qeveria në një procedurë të drejtpërdrejtë, transparente dhe ligjore e në bashkëpunim me Kuvendin, Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe misionin e OSBE/ODIHR, BE dhe SHBA do të zbatojë të gjitha parakushtet ligjore, institucionale, organizative dhe operative për zbatimin e vullnetit të qartë të qytetarëve duke synuar mundësimin e standardeve më të larta europiane në procesin e fushatës zgjedhore dhe vetë zgjedhjet që të zhvillohen zgjedhje me ligjshmëri të plotë, konsensualitet dhe pranim konsensual të vullnetit elektoral të qytetarëve”, u shpreh Xhaferi para deputetëve të pranishëm.

Xhaferi në postin e kryeministrit pason Dimitar Kovaçevskin, i cili dha dorëheqje bazuar në Ligjin për zgjedhje, i cili parasheh që në 100 ditë para zgjedhjeve të zgjidhet një Qeveri teknike, e cila ka mandat për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj, së bashku me zgjedhjet presidenciale.

Pjesë e Qeverisë teknike do të jetë edhe partia maqedonase opozitare, VMRO DPMNE, e cila do të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale. Në ekzekutivin teknik, kjo parti do të ketë edhe tri zëvendëskryeministra, me kompetenca të veçanta.

Ndryshime në postet e tjera ministrore nuk do të ketë. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojnë të udhëheqin ministritë që aktualisht kanë nën drejtim./Pamfleti

talat xhaferri kryeministër i parë në maqedoni

Lini një Përgjigje