TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Janar 2025, 18:08

Qendrat në Shqipëri, ‘gogoli’ që trembi emigrantët/ Meloni: Gati t’i vemë në funksion

Shkruar nga Pamfleti

Qendrat në Shqipëri, ‘gogoli’ që trembi

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri janë të gatshme për funksionim.

Meloni theksoi se pavarësisht pengesave të përkohshme, plani mbetet një prioritet për qeverinë e saj.

Kryeministrja italiane theksoi se Gjykata e Lartë e Kasacionit i ka dhënë Qeverisë autoritetin për të përcaktuar vendet e sigurta për emigrantët.

"Më duket se vendimet e Gjykatës së Lartë të Kasacionit pajtohen me qeverinë. Kasacioni thotë se i takon qeverisë të përcaktojë se cilat vende janë të sigurta dhe si pasojë gjyqtari nuk mund të mos zbatojë sistematikisht ndalimin e emigrantëve që vijnë, por mund të trajtojë raste specifike”, tha Meloni.

Në vijim ajo shtoi se “për sa na përket neve, qendrat në Shqipëri janë gati për të funksionuar. Ne kemi një mekanizëm gati për t'a përdorur në çdo kohë; fatmirësisht vitin e kaluar zbarkimet u ulën me 60% dhe ditët e fundit pothuajse janë zhdukur. Por qendrat janë gati të aktivizohen”.

Marrëveshja për këto qendra u arrit vitin e kaluar mes Melonit dhe kryeministrit Edi Rama, duke parashikuar transferimin në Shqipëri të emigrantëve të parregullt që mbërrijnë në Itali. Ky plan sipas Melonit ka për qëllim të dekurajojë nisjet e emigrantëve nga Afrika drejt brigjeve italiane.

 

Lini një Përgjigje