TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Janar 2025, 17:01

Tragjedia në Mal të Zi, shkon në 13 numri i viktimave; një i plagosur ndërron jetë në spital!

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Mal të Zi, shkon në 13 numri i viktimave; një i

Ka shkuar në 13 numri i viktimave në Mal të zi, shkaktuar nga sulmi me armë i Aco Martinoviçit ditën e parë të vitit të ri. Dejan Kokotoviç nga Cetinja mësohet se ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike në Podgoricë si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte marrë më 1 janar të këtij viti në tavernën “Velestovo” në qendër të qytetit.

Kjo është viktima e 13-të e sulmit të Aco Martinoviçit nga Cetinja, i cili në ditën e parë të janarit vrau 12 persona për rreth gjysmë ore, mes tyre dy fëmijë.

Kokotoviç u plagos në stomak, gjoks dhe kokë në sulmin e Martinoviçit për të cilat u operua të njëjtën natë në Qendrën Klinike. Fatkeqësisht, përpjekjet e mjekëve ishin të kota.

Nga Qendra Klinike (QKKG), thanë se Kokotoviç para dy ditësh ka shfaqur shenja të shërimit të lehtë, por pas kësaj gjendja e tij është përkeqësuar.

“Me keqardhje ju njoftojmë se pacienti KD (1985), i shtruar në Qendrën Klinike të Malit të Zi për shkak të lëndimeve të marra në një ngjarje tragjike në Kryeqytetin e Cetinjës, ka ndërruar jetë.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, pacienti iu nënshtrua procedurave të kërkuara kirurgjikale. Para 48 orëve, pacienti ka shfaqur shenja të shërimit të lehtë, por pas kësaj ka pasur përkeqësim të gjendjes së përgjithshme dhe komplikime që kanë çuar në një përfundim të padëshiruar”, thuhet në njoftimin e QKKG.

Lini një Përgjigje