TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Janar 2025, 13:32

Meloni 'anashkalon' Ramën: Me Mitsotakis ulem krah për krah dhe flasim për shumë çështje!

Shkruar nga Pamfleti
Meloni 'anashkalon' Ramën: Me Mitsotakis ulem krah për krah
Georgia Meloni dhe Kyriakos Mitsotakis

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka folur për marrëdhënet e mira me Greqinë dhe raportin e saj me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, të cilat i përshkroi si "marrëdhënie të shkëlqyera". 

E pyetur nga ERT, shefqja e qeverisë italiane theksoi se të dy vendet ndajnë një identitet gjeostrategjik të përbashkët dhe i përkasin si Bashkimit Europian ashtu edhe Aleancës Atlantike.

“Marrëdhëniet mes Italisë dhe Greqisë janë të shkëlqyera, siç pritej mes dy vendeve që ndajnë një identitet gjeostrategjik dhe i përkasin si Bashkimit Europian ashtu edhe Aleancës Atlantike. Kyriakos Mitsotakis dhe unë ulemi krah për krah në Këshillat Evropianë dhe marrim një rol udhëheqës në 'formate' të ndryshme, si MED9, MED5 dhe, natyrisht, samitet evropiane. Samiti Veri-Jug, i cili u zhvillua para Krishtlindjeve në Finlandë, besoj se është një nga risitë më interesante të muajve të fundit.”, tha Meloni.

Më tej Meloni u shpreh se ajo dhe Kyriakos Mitsotakis diskutojnë shumë çështje dhe kanë një qasje të përbashkët.

“Besoj se puna që Greqia dhe Italia kanë bërë vitet e fundit ka kontribuar në këtë ndryshim. Po, unë dhe Kyriakos Mitsotakis flasim për shumë çështje për të cilat kemi një qasje të përbashkët. Për atë të sigurisë, mbrojtjes dhe emigracionit, që na shqetëson si pak vende të Europës. Por po flasim edhe për çështje të tilla si projektet e mbrojtjes dhe menaxhimit të mjedisit, në një fazë në të cilën po përballemi me fenomene ekstreme klimatike”, shtoi politikani italian dhe paralajmëroi një konferencë ndërqeveritare mes dy palëve shkurtin e ardhshëm.

georgia meloni kyriakos mitsotakis

Lini një Përgjigje