
Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo i ka shpëtuar një atentati helmimi në zyrën e tij. Një pluhur i bardhë i hedhur në një letër dërguar në zyrën e kryeministrit në nëntor, ka dërguar në spital ndihmësin e këtij të fundit i cili e hapi letrën. Brenda letrës rezultoi të kishte një helm tepër fatal dhe ishte i destinuar për të vrarë kryeministrin.
Substanca e gjetur në zyrën e kryeministrit të Belgjikës është identifikuar si strikninë, një helm që mund të jetë fatal.
Zyra e prokurorit të Brukselit zbuloi të mërkurën natyrën e substancës që u dërgua nëntorin e kaluar në ndërtesat qeveritare, duke përfshirë zyrën e De Croo.
Raportohet se është zbuluar më 22 nëntor, dy ditë pasi pako të ngjashme u gjetën në zyrën e ministres së brendshme, Annelies Verlinden, dhe në selinë e shërbimit të sigurimit të shtetit. Një tjetër person është futur në karantinë si masë paraprake, por jo i lënduar, pas këtyre zbulimeve, raporton "The Guardian".
Striknina, një pluhur i bardhë pa erë, përdoret si helm për miu dhe te njerëzit mund të çojë në spazma të muskujve, arrest kardiak, dështim të organeve dhe vdekje. Konvulsionet dramatike që mund të shkaktojë në doza më të larta kanë frymëzuar romancierët dhe shkrimtarët e krimit, si HG Wells, Arthur Conan Doyle dhe Agatha Christie.
Lajmi për letrën e mbushur me strikininë doli dy ditë pasi një burrë i armatosur me thikë u arrestua jashtë zyrës së De Croo në Bruksel. Policia tha se motivet e tij nuk ishin menjëherë të qarta.
Të enjten, zëdhënësi i De Croo tha se letrat e helmuara padyshim kishin tronditur kryeministrin dhe stafin e tij. “Kolegja jonë për fat po shkon mirë tani dhe në atë kohë të gjitha procedurat janë ndjekur në mënyrë rigoroze për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm. Por kjo nuk mund të jetë normalja e re”, tha zëdhënësi.
Incidentet vijnë mes një rritjeje të kërcënimeve dhe dhunës që synojnë politikanët e zgjedhur në Evropë. Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, i mbijetoi ngushtë një atentat vitin e kaluar, ndërsa kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, u sulmua në një shesh të Kopenhagës, një sulm që i la asaj dhimbje në kokë, qafë dhe shpatull dhe tronditje psikologjike.
Ministri i atëhershëm i drejtësisë i Belgjikës Vincent Van Quickenborne u vu nën masa të rrepta sigurie në vitin 2022 pasi policia identifikoi një komplot për ta rrëmbyer atë që Van Quickenborne ia atribuoi bandave të drogës.
Në vitin 2023, Këshilli i Evropës paralajmëroi se dhuna kundër përfaqësuesve të zgjedhur vendorë dhe rajonalë ishte në rritje, një trend për të cilin ka frikë se mund t'i pengojë njerëzit të hyjnë në politikë.
Lini një Përgjigje