TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Prill 2025, 21:01

Putin nuk i beson askujt, prapaskenat e negociatave SHBA-Rusi zbulojnë paranojat e despotit rus!

Shkruar nga Pamfleti

Putin nuk i beson askujt, prapaskenat e negociatave SHBA-Rusi zbulojnë

Një incident i pazakontë diplomatik duket se është regjistruar më 18 shkurt në Arabinë Saudite, gjatë një raundi negociatash mes delegacioneve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas asaj që raportojnë burimet e gazetës ruse ‘Agentstvo’, tensione të mëdha kanë shoqëruar ekipin rus të negociatave dhe e gjithë skema është kryer përpara syve të amerikanëve. Siç raportohet, presidenti Vladimir Putin kishte emëruar pa koordinim të plotë dy ekipe të ndryshme për të përfaqësuar Rusinë – një vendim që u shndërrua në një burim përplasjeje direkte mes zyrtarëve të lartë rusë.

Fillimisht, delegacioni ishte përbërë nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe ndihmësi i Putinit, Yuri Ushakov. Më vonë, pa paralajmërim, u bashkua edhe i dërguari special i Putinit, Kirill Dmitriev – një shtesë që shkaktoi tension të menjëhershëm në dhomë.

Kur Dmitriev mbërriti në dhomën e takimeve, Lavrov reagoi ashpër, duke refuzuar që ai të ulej në tavolinë dhe madje i largoi karrigen.

Nëse dëshiron të marrë pjesë, le të më thotë personalisht Vladimir Vladimirovich”, citohet të ketë thënë Lavrov, duke iu referuar Putinit.

Pas incidentit, Dmitriev u detyrua të largohej nga dhoma dhe të qëndronte në korridor, ku sipas burimeve, foli me gazetarët. E gjithë skena ndodhi para syve të delegacionit amerikan, të cilët, sipas gazetës, mbetën të habitur nga përplasja publike e zyrtarëve rusë.

Secili shkon tek Putini veç e veç, dhe ai u jep mesazhe të ndryshme. Kjo është arsyeja pse Rusia shpesh nuk ka një qëndrim të qartë në negociata”, tha burimi i Agentstvo.

Deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Kremlini apo nga pala amerikane lidhur me incidentin.

Lini një Përgjigje