
Kjo rënie drastike ka sjellë në vëmëndje atë rënien e papritur të regjistruar në ditën e sulmeve ndaj Kullave Binjake më 11 shtator 2001.
Kolapsi ka mbërritur në tregjet europiane. Tarifat amerikane po rëndojnë tregjet dhe dita e fundit e javës ishte shumë e vështirë për bursat botërore. E vetmja me një shenjë pozitive ishte Moska. Pjesa tjetër, nga Lindja deri në Perëndim, janë vetëm me shenja "minus" përpara.
Më e keqja shihet në zemër të Evropë, më saktë në Milano, ku në “Piazza Affari” indeksi ‘Ftse Mib’ pësoi një rënie drastike me 7.5 për qind mëngjesin e sotëm. Kjo rënie drastike ka sjellë në vëmëndje atë rënien e papritur të regjistruar në ditën e sulmeve ndaj Kullave Binjake më 11 shtator 2001.
Indeksi ka regjistruar dhjetë seancat më të këqija ndër vite: më 24 qershor 2016, me rastin e referendumit pas Brexit, lista e çmimeve regjistroi një rënie prej 12.48%. Më 6 tetor 2008, me falimentimin e Lehman Brothers, rënia ishte 8.24%. Humbjet janë të përqendruara mbi të gjitha në stoqet bankare.
Por edhe Wall Street, i cili u mbyll dje me një -4%, po shkon drejt një hapjeje shumë të rëndë. Ndaj, pasojat nuk janë zbehur një ditë pas shpalljes së vendosjes së tarifave reciproke nga presidenti amerikan Donald Trump.
Kryeministrja Meloni, duke kritikuar politikat proteksioniste të Trump, bëri thirrje për qetësi dhe për të pezulluar rregullat e Marrëveshjes së Madhe për sektorin e automobilave, ndërkohë që BE përgatit përgjigjet dhe negociatat.
“Vendosja e tarifave amerikane për mallrat e BE-së është një “zgjedhje e keqe” por jo një “katastrofë”; duhet të shmangim “alarmizmin” dhe të merremi me SHBA-në duke bërë një “diskutim të sinqertë”, sepse përgjigjja me më shumë tarifa nuk është zgjidhja më e mirë; Për më tepër, Italia do t'i kërkojë Evropës një rishikim të Paktit të Stabilitetit, i cili aktualisht është i nevojshëm”, tha Meloni.
Pas sëpatës për mallrat evropiane të shpallur nga Donald Trump, kryeministrja Giorgia Meloni anuloi të gjitha angazhimet ditore dhe thirri krerët e departamenteve përkatëse në Palazzo Chigi për një samit urgjent, për të studiuar veprimet e mundshme mbi tarifat amerikane, të cilat rrezikojnë të godasin si cunami ekonominë italiane dhe evropiane në përgjithësi.
Në takim morën pjesë nga Ministri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, tek Ministri i Biznesit dhe Made in Italy, Adolfo Urso, ai i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, kreu i Ministrisë së Çështjeve Evropiane, Tomma, Matteo Salvini, fizikisht i pranishëm dhe Antonio Tajani, i lidhur nga Brukseli.
Prioritet për qeverinë mbetet gjetja e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara. Kryeministrja Meloni nuk përjashtoi "përgjigje adekuate" nëse është e nevojshme, por ekzekutivi synon të shmangë efektet e një kundërofensivë evropiane ndaj tarifave amerikane.
Brenda shumicës mbeten qëndrime të ndryshme për mënyrën e menaxhimit të negociatave për tarifat. Nga njëra anë, Meloni dhe Tajani po bëjnë presion për një përgjigje evropiane ndaj ofensivës tregtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa nga ana tjetër, Lidhja e Salvinit vazhdon të kritikojë Brukselin dhe këmbëngul në një negociatë 'një për një' me Shtëpinë e Bardhë.
Ndodhur në këtë situatë, recesioni global duket i pashmangshëm. ‘JPMorgan’ firma amerikane e shërbimeve financiare shumëkombëshe, tha se tani sheh një shans 60% që ekonomia globale të hyjë në recesion deri në fund të vitit, nga 40% që ishte më parë.
"Politikat shkatërruese të SHBA janë njohur si rreziku më i madh për perspektivën globale gjatë gjithë vitit. Efekti ... ka të ngjarë të zmadhohet përmes hakmarrjes (tarifave), një rrëshqitje në ndjenjën e biznesit në SHBA dhe ndërprerje të zinxhirit të furnizimit", u tha nga JPMorgan, raporton Reuters!
Korporatë amerikane, ‘S&P Global’ gjithashtu rriti probabilitetin e tij "subjektiv" të një recesioni të SHBA në mes 30% dhe 35%, nga 25% në mars.
Javën e kaluar, përpara shpalljes së tarifave të 2 prillit, Goldman Sachs gjithashtu rriti probabilitetin e një recesioni të SHBA në 35% nga 20%, duke vënë në dukje se bazat ekonomike nuk ishin aq të forta sa në vitet e mëparshme.
Firma të tjera kërkimore duke përfshirë Barclays , BofA Global Research, Deutsche Bank, RBC Capital Markets dhe UBS Global Wealth Management paralajmëruan gjithashtu se ekonomia amerikane përballet me një rrezik më të lartë të rrëshqitjes në një recesion këtë vit nëse taksat e reja të Trump mbeten në fuqi./Pamfleti
Lini një Përgjigje