TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Prill 2025, 15:42

Trump reagon sërish për tarifat: Është kohë e mirë për të qenë i pasur

Shkruar nga Pamfleti

Trump reagon sërish për tarifat: Është kohë e mirë

Presidenti amerikan Donald Trump ka dërguar një mesazh të ri pas zhvillimeve që pasuan vendimin e tij për tarifat.

"Për investitorët e shumtë që vijnë në Shtetet e Bashkuara për të investuar shuma të mëdha parash, politika ime nuk do të ndryshojë kurrë," premton Donald Trump me, në një mesazh të postuar në rrjetin e tij social.

Ndërsa tregjet e aksioneve bien pas një tjetër përshkallëzimi të luftës së tij tregtare, ai pohon se "është një kohë e mirë për të qenë i pasur, më i pasur se kurrë!!!"

Trump reagon sërish për tarifat: Është kohë e mirë

Më herët, Kina njoftoi se do të shtonte një tarifë prej 34% për mallrat amerikane duke filluar nga 10 prilli.

Departamenti i Thesarit thotë se tarifat e SHBA-së për mallrat kineze janë "në kundërshtim me rregullat e tregtisë ndërkombëtare".

"Kina ka qenë gjithmonë një mbrojtëse e vendosur e rendit ndërkombëtar ekonomik dhe tregtar dhe një mbështetëse e vendosur e sistemit tregtar shumëpalësh," tha ministria, duke shtuar se “ne i bëjmë thirrje SHBA-së që të korrigjojë menjëherë praktikat e saj të gabuara dhe të anulojë masat e saj të njëanshme tarifore”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar tarifat 54% ndaj Kinës, të cilat përfshijnë tarifat e mëparshme të vendosura tashmë.

Në deklaratën e Ministrisë së Financave të Kinës thuhet:

“Vendosja e të ashtuquajturave “tarifa reciproke” nga SHBA-ja shkel seriozisht rregullat e OBT-së, dëmton seriozisht të drejtat dhe interesat legjitime të anëtarëve të OBT-së dhe dëmton seriozisht sistemin tregtar shumëpalësh dhe rendin ekonomik dhe tregtar ndërkombëtar.

Kjo është një praktikë tipike e njëanshme e frikësimit që rrezikon stabilitetin e rendit global ekonomik dhe tregtar. Kina e kundërshton fuqishëm këtë.

Kina ka qenë gjithmonë një mbrojtëse e vendosur e rendit ndërkombëtar ekonomik dhe tregtar dhe një mbështetëse e vendosur e sistemit tregtar shumëpalësh. Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të korrigjojnë menjëherë praktikat e saj të gabuara dhe të anulojnë masat e saj të njëanshme tarifore."

 

Lini një Përgjigje