TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Prill 2025, 13:05

Trump zbulon vizën e parë gold: Për 5 milionë dollarë, kjo mund të jetë e juaja!

Shkruar nga Pamfleti
Trump zbulon vizën e parë gold: Për 5 milionë dollarë,
Presidenti i SHBA Donald Trump zbuloi "kartën e parë të artë", një leje qëndrimi e shitur për 5 milionë dollarë secila / Foto nga AFP

Presidenti Trump u tregoi gazetarëve ditën e sotem një shembull të kartës së artë që ai ka propozuar që do t'u jepte emigrantëve një rrugë drejt shtetësisë në këmbim të një çmimi blerjeje prej 5 milionë dollarësh, shkruan France 24.

"A e dini se çfarë është ajo?" Trump pyeti teksa mbante kartën. “Është karta e artë, karta Trump”.

"Për 5 milionë dollarë, kjo mund të jetë e juaja.", tha presidenti i SHBA.

Karta që Presidenti Trump u tregoi gazetarëve mbante imazhin dhe nënshkrimin e tij dhe fjalët "The Trump Card". Ajo u shënua me çmimin e blerjes prej 5 milionë dollarësh.

Kartat janë pjesë e një programi përmes të cilit të huajt mund të përshpejtojnë rrugën drejt nënshtetësisë amerikane.

Një program i tillë do të ishte i ngjashëm me programin ekzistues të vizave EB-5, të cilin SHBA-ja e filloi në vitin 1990 për të inkurajuar krijimin e vendeve të punës nga investitorët e huaj.

Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick ka thënë se sistemi i "kartës së artë" do të zëvendësojë programin e vizave EB-5. Lutnick theksoi se të gjithë aplikantët do të merrnin një verifikim të plotë dhe sugjeroi se të ardhurat e programit mund të shkojnë drejt uljes së borxhit kombëtar.

trump zbulon vizën e parë gold

Lini një Përgjigje