Nismat dhe urdhërat e manjatit të pronave të kthyer në president, Donald Trump, nuk kanë fund që pas marrjes së drejtimit të Shtëpisës së Bardhë.
Trump njoftoi sot se Shtetet e Bashkuara së shpejti do të fillojnë shitjen e titujve të qëndrimit të përhershëm, të quajtur "Trump gold cards ", për gati pesë milionë dollarë, bazuar në modelin e kartonit jeshil.
Pra, nëse doni nënshtetësinë amerikane të përhershme duhet të paguani 5 milionë dollarë.
"Të pasurit do të vijnë në këtë vend duke blerë këtë kartë të veçantë. Ata do të jenë të pasur dhe do të jenë të suksesshëm dhe do të shpenzojnë shumë para dhe do të paguajnë shumë taksa dhe do të punësojnë shumë njerëz.
Ne do të vendosim një çmim për këtë kartë prej rreth 5 milion dollarë dhe do t'ju japë privilegje të Kartës së Gjelbër [banor të përhershëm], plus do të jetë një rrugë drejt shtetësisë." tha presidenti amerikan.
President Trump announces the U.S. will replace the EB-5 program with a new "Gold Card."
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) February 25, 2025
"They'll be able to pay $5 million to the U.S. government. They'll have to go through vetting, of course ... The President can give them a green card — and they can invest in America and we… pic.twitter.com/xcJntSkHtm
Nisur nga kjo, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick sqaroi se administrata Trump planifikon t'i japë fund një programi disi të ngjashëm të investitorëve të emigrantëve EB-5 dhe "të zëvendësojë atë me Kartën e Artë të Trump".
Programi EB-5 i lejon investitorët të aplikojnë për qëndrim të përhershëm në SHBA nëse "bëjnë një investim të nevojshëm në një ndërmarrje tregtare në Shtetet e Bashkuara" dhe planifikojnë të krijojnë ose mbajnë 10 vende pune të përhershme me kohë të plotë.
"Programi EB-5 ishte plot me marrëzi, falsifikime dhe mashtrime.Ishte një mënyrë për të marrë një karton jeshil me një çmim të ulët”. tha Lutnick.
Pasi të verifikohet, mbajtësit e kartave të arta "mund të investojnë në Amerikë dhe ne mund t'i përdorim ato para për të ulur deficitin tonë," shtoi ai.
Presidenti parashikoi se karta e artë do të sillte "njerëz të nivelit shumë të lartë" që do të krijonin vende pune./ Pamfleti
Lini një Përgjigje