
Greqia është përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme, në nderim të 57 viktimave që humbën jetën 2 vjet më parë nga përplasja e 2 trenave në Tempi.

Mijëra njerëz kanë mbushur rrugët kryesore të qyteteve, teksa raportohet se në Athinë ka pasur incidente dhe persona të lënduar.
Pamjet tregojnë se janë djegur objekte dhe kosha mbeturinash, ndërsa është hedhur edhe molotov.
Icidentet e shumta janë regjistruar kryesisht para parlamentit në sheshin Sintagama. Policia greke njoftoi se nga kontrollet e kryera në qendër ndaluan 84 persona, nga të cilët arrestuan 41.

Mediat greke, raportojnë se rreth 40 protestues morën ndihmën e parë në infermierinë e Kuvendit.
Mbi 100-150 protestues që ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe shkëmbimit të bombave molotov dhe blicëve u liruan me ndihmën e policëve.
Incidente ka pasur edhe në Selanik, ku protetsuan mijëra qytetarë.
Lini një Përgjigje