
Protesuesit kërkojnë gjetjen dhe dënimin e përgjegjësve që shkaktuan aksidentin tragjik ku humbën jetën 57 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.
Greqia është përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme, në nderim të 57 viktimave që humbën jetën 2 vjet më parë nga përplasja e 2 trenave në Tempe.
Punonjës të sektorit publik dhe privat kanë lënë punen dhe kane organizuar tubime ne te gjitha qytetet e Greqisë. Sipas mediave greke për sot jane paralajmëruar plot 244 tubime të sindikatave në qytetet greke.
Protesuesit kërkojnë gjetjen dhe dënimin e përgjegjësve që shkaktuan aksidentin tragjik ku humbën jetën 57 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.
Selaniku është gjithashtu "i pranishëm" në mitingun e madh të planifikuar për dyvjetorin e tragjedisë së Tempit. Qytetarët lëshuan në qiell dhjetëra balona të zeza në shenjë zie për viktimat e tragjedisë së Tempit.
Protestat nuk janë organizuar vetëm në qytet kryesore të Greqisë, por janë solidarizuar edhe qytetarët e qyteteve të vogla dhe ishujve si në Mikonos, Nafplio, Rodos etj.

Greva ka përfshirë edhe një pjesë të doganave greke, ku në pikat e kalimit kufitar të kakavijës, Qafë Botë dhe 3 Urat është pezulluar puna nga ora 7 e mëngjesit dhe do vazhdojë deri në 23.00 sipas orës lokale.
Në këto pika kufitare qarkullimi do të lejohet për ambulancat dhe mjetet funerale, ndërsa në Kakavijë, do të lejohet edhe lëvizja e këmbësorëve.
Lini një Përgjigje