Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri më 10-11 maj 2023. Ai do të shoqërohet në këtë vizitë edhe nga Zonja e Parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda. Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një Presidenti polak në Shqipëri.
Presidenti i Polonisë Duda pritet të mbërrijë në Shqipëri, më 10 maj 2023. Ndërsa, më 11 maj 2023, ora 11:00 do të pritet me nderimet e rastit nga Presidenti Begaj, në Institucionin e Presidentit të Republikës. Pas ceremonive të mirëseardhjes, të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim të veçantë dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, të dy presidentët do të zhvillojnë një konferencë për media.
Në pjesën e dytë të ditës, në orën 16:30, të dy presidentët do të marrin pjesë dhe do t’i drejtohen me mesazhe, forumit të përbashkët ekonomik që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga të dy vendet. Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësish polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH). Gjatë qëndrimit në Shqipëri Presidenti Dudaj do të zhvillojë edhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Krujës.
Lini një Përgjigje