TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Maj 2023, 14:09

Masakrat që tronditën Serbinë, Vuçiç përballë zgjedhjeve të vështira

Shkruar nga Pamfleti
Masakrat që tronditën Serbinë, Vuçiç
Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Partisë Progresive Serbe, ku ka paralajmëruar vendime të papritura për ditët në vijim. Gazeta serbe Informer ka njoftuar ekskluzivisht se në vendimet politike që do të merren janë tre alternativa, ku përfshihet edhe dorëheqja e Vuçiç. 

Bëhet e ditur se në mbledhjen e mbajtur, kreu i shtetit serb ka folur për ngjarjet e fundit tragjike dhe përgatitjet për Asamblenë e SNS-së më 27 maj, por edhe ka përgatitur partinë për aktivitet opozitar për herë të parë. Gjithashtu raportohet se presidenti serb u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se është i ngopur me njërëzit që në çdo situatë krize i bëjnë lajka.

Siç e dini, unë kurrë nuk jam pajtuar me shantazhet dhe gënjeshtrat e llumeve politike në Serbi, të cilët nuk kanë asnjë ide, plan dhe program, por jam i ngopur me njerëzit tanë që në çdo situatë krize, gjejnë arsye të mjaftueshme për t’i bërë lajka. ana tjetër, më e keqja në Serbi,”- citohet të ketë thënë Vuçiç në mbledhjen e mbajtur. 

Sipas mediumit serb, kreu i SNS-së ka konfiruar, se mbrëmjen e së hënës në TV Happy, Vuçiç do të shpallë vendime që do të ndryshojnë Serbinë.

aleksandër vuçiç

Lini një Përgjigje