TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Maj 2023, 11:15

Aksident tragjik në Turqi, kamioni merr para disa makina dhe shpërthen në flakë; 12 viktima dhe 31 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Turqi, kamioni merr para disa makina dhe shpërthen

Një aksident shumë i rëndë rrugor ka ndodhur në provincën e Hatay në Turqi, ku kanë vdekur 12 persona dhe janë plagosur 31 të tjerë. Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm kur një kamion ka dalë nga rruga dhe dhe më pas është përplasur më dhjetëra makina që ndodheshin në radhë pranë një pike karburanti. Përplasja e fuqishme bëri që vetë kamioni por edhe disa nga mjetet, përfshirë dy furgonë me pasagjerë të shpërthenin në flakë.

Dhjetëra zjarrfikës dhe 22 ambulanca shkuan në vendngjarje, teksa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore, çka mund të bëjë që bilanci i viktimave të rëndohet dhe më tej. Mësohet se njerëzit në vendngjarje janë pushtuar nga paniku.

“Dymbëdhjetë qytetarë tanë humbën jetën në një aksident me reaksion zinxhir në Hatay, 31 u plagosën, nga të cilët tre në gjendje të rëndë”, shkroi në Twitter ministri i Shëndetësisë Koca i cili vizitoi vendin e ngjarjes.

Aksident tragjik në Turqi, kamioni merr para disa makina dhe shpërthen
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lini një Përgjigje