TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Maj 2023, 11:03

Atentati ndaj shkrimtarit të Putin, ekzekutori tregon se kush e ndihmoi për të realizuar planin

Shkruar nga Pamfleti
Atentati ndaj shkrimtarit të Putin, ekzekutori tregon se kush e ndihmoi

Alexander Permyakov i arrestuar në Rusi në lidhje me atentatin ndaj shkrimtarit të Kremlinit, Zakhar Prilepin pranoi se ka qenë pjesë e këtij sulmi dhe ekzekutor i tij.

Permyakov deklaroi para detaje nga atentati dhe urdhëruesit e tij.

Ai u tha hetuesve se përdori një bombë me komandim në distancë për të hedhur në erë makinën ku udhëtonte shkrimtari i njohur.

Më tej, ai shton se për realizimin e sulmit është ndihmuar dhe instruktuar nga shërbimet sekrete të Ukrainës.

Zakhar Prilepin mbeti i plagosur rëndë nga sulmi me bombë në rajonin Nizhny Novgorod, ku humbi jetën dhe drejtuesi i mjetit. Ai u dërgua me urgjencë në spital ku iu nënshtrua dhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Kievi ende nuk e ka pranuar nëse është i përfshirë në sulmin ndaj Prilepin, të cilin e cilësonte si një armik ideologjik.

atentati ndaj shkrimtarit të putin

Lini një Përgjigje