TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Maj 2023, 22:57

“Ja ku jam këtu, për ju, i veshur me këmishë e xhaketë”, Silvio Berlusconi ju drejtohet qytetarëve nga spitali

Shkruar nga Pamfleti

“Ja ku jam këtu, për ju, i veshur me këmishë e

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, u është drejtuar të shtunën mbështetësve, për herë të parë prej kur është shtruar në spital, një muaj më parë.

“Ja ku jam, këtu, për ju, i veshur me këmishë e xhaketë, për herë të parë pas një muaji”, ka thënë miliarderi 86-vjeçar, përmes një videoje të incizuar paraprakisht.

Incizimi i tij është lëshuar në konventën e partisë së tij të së djathtës ekstreme Forza Italia.

Ai i ka falënderuar mbështetësit për ndihmën, e cila, sipas tij, i ka ndihmuar “më shumë sesa gjithçka tjetër për të tejkaluar pneumoninë e rrezikshme”.

Berlusconi është shtruar në Spitalin San Raffaele të Milanos më 5 prill, pasi është diagnostikuar me infeksion në mushkëri, dhe më pas leukemi.

Mjekët e tij kanë konfirmuar këtë javë se gjendja e Berlusconit është “stabile”, por nuk kanë treguar se kur mund të largohet nga spitali.

Forza Italia është parti partnere në koalicionin qeverisës, në krye me Giorgia Melonin.

Berlusconi shihet rrallë në publik, përveç disa paraqitjeve në Senat, si lider i partisë.

Forza Italia e ka humbur një pjesë të mirë të mbështetjes, në krahasim me periudhën kur Berlusconi ka qenë në pushtet tri herë si kryeministër, në periudhën 1994-2011.

berluskoni

Lini një Përgjigje