TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Maj 2023, 12:30

Kundër reformës së pensioneve, francezët dalin sërish në protestë

Shkruar nga Pamfleti
Kundër reformës së pensioneve, francezët dalin sërish

Mijëra njerëz protestuan në qytetin e Marsejës në Francë të shtunën. Ata marshuan në rrugët e qytetit në shenjë zemërimi kundër reformës së pensioneve të ndërmarrë nga presidenti Emmanuele Macron por dhe politikave të ndjekura deri më tani nga qeveria për çështjen e klimës.

Protestuesit mbajtën në duar një banderole të madhe në të cilën shkruhej: “Të jetosh, të punosh dhe të plakesh me dinjitet”. Tubimit iu bashkuan dhe shumë politikanë nga radhët e opozitës.

Sot është manifestimi i gjithë zemërimit, sepse gjithçka është e lidhur, lufta mund të jetë vetëm globale”, shpjegoi Anne-Marie Meynard, një ish-punonjëse sociale. Ndërkohë të tjerë protestues thanë se nëse do të rriteshin pagat e grave, problemi për financimin e pensioneve nuk do të ekzistonte.

Ata kërkuan nga ana e Presidentit Macron që të tërhiqet nga reforma.

Protestuesit shprehën pakënaqësi dhe sa i takon çështjes së sigurisë në qytetin e Marsejës, ku prej fillimi të vitit janë vrarë 16 persona si rrjedhojë e përplasjeve mes grupeve kriminale për çështjen e drogës.

reforma e pensioneve protesta ne france

Lini një Përgjigje