
Autoritetet polake ngritën të martën akuza ndaj një individi që dyshohet se po planifikonte të ndihmonte shërbimet e jashtme ruse të vrisnin Volodymyr Zelenskyn.
Bëhet fjalë për Pavel K., i cili u arrestua në prill 2024 dhe përballet me një dënim deri në tetë vjet burg.
Sipas autoriteteve të prokurorisë, personi i arrestuar kishte deklaruar gatishmërinë e tij për të ndihmuar shërbimet e inteligjencës ushtarake të Federatës Ruse dhe kishte kontaktuar rusët që morën pjesë në luftën në Ukrainë.
“Veprimet e tij kishin për qëllim të ndihmonin, ndër të tjera, në planifikimin nga shërbimet speciale ruse të një atentati të mundshëm ndaj jetës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky”, tha zyra e prokurorit në një deklaratë.
Roli, që dyshohet se i ishte caktuar përfshinte mbledhjen dhe ofrimin e informacionit në lidhje me sigurinë në Aeroportin Rzeszów-Jasionka në Poloninë juglindore, thanë prokurorët, raporton Reuters.
Polonia, një qendër për furnizimet ushtarake perëndimore në Ukrainë, thotë se është bërë një objektiv kryesor i spiunëve rusë, duke akuzuar Moskën dhe aleatin e saj Bjellorusinë se po përpiqen ta destabilizojnë atë - akuza që Kremlini i ka mohuar vazhdimisht.
Lini një Përgjigje