TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Maj 2025, 16:42

Franca “shuplakë” Izraelit: Jemi të gatshëm të njohim shtetin e Palestinës!

Shkruar nga Pamfleti
Franca “shuplakë” Izraelit: Jemi të gatshëm të
Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Noel Barrot

Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Noel Barrot, ka deklaruar se Franca është “e vendosur” për të njohur një shtet palestinez, duke shprehur kritika të forta ndaj Izraelit për situatën në Rripin e Gazës.

Barrot e quajti bllokadën humanitare të vendosur nga Izraeli si “të pajustifikueshme”, duke theksuar nevojën urgjente për ndryshim.

Nuk mund t’u lëmë fëmijëve të Gazës një trashëgimi dhune dhe urrejtjeje. Prandaj, kjo situatë duhet të ndalet, dhe për këtë arsye jemi të vendosur të njohim një shtet palestinez”, u shpreh ministri francez.

Ky qëndrim vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, duke sinjalizuar një qëndrim më të ashpër të Francës në mbështetje të çështjes palestineze dhe kundër politikave izraelite në Gaza.

Lini një Përgjigje