
Gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp, Maduro deklaroi se mafia shqiptare që sundon Ekuadorin ka dërguar mercenarë për të vendosur bomba në territorin venezuelian.
Në një deklaratë tronditëse me tone të ashpra, presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka akuzuar publikisht mafian shqiptare që vepron në Ekuador për përfshirje në një komplot terrorist me objektiv destabilizimin e zgjedhjeve të 25 majit në Venezuelë.
Gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp, Maduro deklaroi se mafia shqiptare që sundon Ekuadorin ka dërguar mercenarë për të vendosur bomba në territorin venezuelian.
Ai i quajti autorët “terroristë të kontraktuar”, duke theksuar se ata janë kapur nga autoritetet para se të ndërmerrnin veprime.
"Në përballje me kërcënimet që janë denoncuar edhe nga kolegu ynë José Cavejo, po ju them se 38 mercenarë të rinj janë arrestuar. Mafia shqiptare që kontrollon qeverinë e Ekuadorit ka dërguar disa nga mercenarët e saj – të trajnuar – për të vendosur bomba në Venezuelë. Ata janë kapur", tha Manduro.
Maduro akuzoi Shtetet e Bashkuara, Kolumbinë dhe Ekuadorin se kanë dërguar “mafien shqiptare” në Venezuelë për të futur pajisje shpërthyese dhe për të penguar zhvillimin e duhur të zgjedhjeve, shkruajnë mediat venezueliane.
"Mafia shqiptare në Ekuador, shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës në Kolumbi, dhe ata të lidhur me Daniel Noboa në Ekuador. Pse pikërisht këta? Sepse atje ndodhet edhe Erik Prince. Dhe nëse është Erik Prince – atëherë është edhe perandoria amerikane. Ata janë pas gjithçkaje. Ne e dimë çfarë po ndodh. Dhe dimë si të veprojmë – me unitet perfekt mes shoqërisë civile, ushtrisë dhe policisë", shtoi presidenti venezuelian.
Më 19 maj, Presidenti Nicolas Maduro denoncoi çmontimin në Venezuelë të një komploti sabotimi kundër zgjedhjeve të 25 majit të lidhur me mafian shqiptare, Daniel Noboa në Ekuador dhe Erik Prince në Shtetet e Bashkuara”.
Në deklaratat e ministrit të Brendshëm i Venezuelës urdhëroi pezullimin e fluturimeve nga Kolumbia në Venezuelë, duke pretenduar se këto lidhje përdoren nga “mercenarë” për të hyrë në Venezuelë për qëllime terroriste.
Ai deklaroi se janë ndaluar 38 persona, përfshirë 17 të huaj, të cilët vinin nga vende të tjera, por “përdorën” fluturime nga Kolumbia për të hyrë në Venezuelë. Lidhur me Shqipërinë, ai tha vetëm se një burrë shqiptar me shtetësi kolumbiane u arrestua së fundmi në aeroport.
Cabello tregoi një fotografi të burrit, të identifikuar si Enit Kasmi, i cili, sipas ministrit, kërkohet ndërkombëtarisht për trafik droge, megjithëse Cabello tha se një kërkesë e tillë nuk shfaqet në të dhënat kolumbiane.
Lini një Përgjigje