TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2025, 08:13

Plani i paqes në Gaza, OBSH: Fundi i luftës ende larg, 89 viktima dhe 317 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Plani i paqes në Gaza, OBSH: Fundi i luftës ende larg, 89 viktima dhe

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në Gaza më 11 tetor, të paktën 89 persona janë vrarë dhe 317 janë plagosur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se kriza në Gaza është larg përfundimit dhe se nevojat e popullsisë janë ende të mëdha.

Ndërkohë, zëvendës presidenti amerikan JD Vance deklaroi se SHBA-të nuk do të dërgojnë asnjë trup në terren në enklavë, por theksoi edhe njëherë rëndësinë e mbajtjes në fuqi të armëpushimit.

"Nuk do të ketë trupa amerikane në terren në Gaza, por lidershipi amerikan është thelbësor për arritjen e kësaj paqeje dhe do të nevojitet për ta mbikëqyrur atë", u shpreh ai pas vizitës tre ditore në Izrael.

Një ditë më parë Vance theksoi se armëpushimi po respektohet dhe se çarmatimi i Hamasit do të kërkojë kohë.

Sipas tij, do të jetë një forcë ndërkombëtare sigurie që ende nuk është formuar e cila do të ndihmojë në çarmatimin e lëvizjes islamiste, një nga problematikat më të mëdha sa i përket marrëveshjes së paqes.

Vance përsëriti gjithashtu qëndrimin e presidentit Trump se Izraeli nuk duhet të aneksojë Bregun Perëndimor.

Lini një Përgjigje