TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Tetor 2025, 22:18

Çfarë kërkon realisht Vladimir Putin?

Shkruar nga Evgeny Roshchin

Çfarë kërkon realisht Vladimir Putin?

Lufta për Ukrainën është lufta për legjitimitet global

Prej fillimit të agresionit ndaj Ukrainës, pyetja që ngrihet vazhdimisht në qarqet diplomatike është: çfarë kërkon realisht Vladimir Putin?

Politikanë e analistë nëpër botë shpesh e formulojnë këtë pyetje si në kërkim të ndonjë “sekreti të madh” që mund të zbulojë synimet e vërteta të Kremlinit. Në fakt, përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është thelbësore për të kuptuar si do të sillet Moska në çdo përpjekje për t’i dhënë fund luftës.

Në pamje të parë, qëllimet e deklaruara nga Putin duken absurde: një përzierje e retorikës historike me nostalgji imperialiste. Siç raportohet, në samitin e Alaskës në gusht, delegacioni amerikan është detyruar të dëgjojë një “leksion” nga Putin për historinë e Europës Lindore në mesjetën e hershme. Por pas këtyre fjalëve, fshihet një qëllim më i thellë e më strategjik: obsesioni rus për t’u njohur si fuqi e madhe dhe për të fituar respektin ndërkombëtar.

Nga multipolariteti si realitet, te multipolariteti si objektiv

Ky mesazh u artikulua hapur nga vetë Putin më 2 tetor, në Forumin e Valdait, ku presidenti rus çdo vit paraqet “vizionin” e tij për rendin botëror.

Tema e këtij viti ishte: “Bota policentrike: udhëzime për përdorim”.

Në dukje, kjo është vetëm një tjetër fjalë për “multipolaritetin”, koncept që Ministria e Jashtme ruse e ka përdorur prej vitesh për të përshkruar një botë ku SHBA nuk ka më dominim të vetëm.

Por këtë herë, Putin ndryshoi narrativën: multipolariteti nuk paraqitet më si fakt, por si qëllim që duhet arritur.

Pra, sipas tij, bota ende nuk është “policentrike”, ajo duhet të bëhet e tillë, dhe Rusia është e thirrur ta përfundojë këtë projekt. Kjo do të kërkojë, sipas Putinit, një “akt final”, pra një lëvizje vendimtare që do të mbyllte epokën e dominimit perëndimor.

Në interpretimin e Kremlinit, ajo lëvizje është lufta në Ukrainë.

Putin pretendon se nëse “multipolariteti i vërtetë” do të ekzistonte, NATO nuk do të zgjerohej kurrë dhe askush nuk do të gjykonte veprimet e Rusisë, por do të “kuptonte shkaqet” e saj.

Një luftë për prestigj, jo për territor

Në thelb, lufta e Putinit nuk është më thjesht për tokë, por për njohje, për t’u konsideruar si fuqi që përcakton rregullat e lojës botërore. Por ky qëllim vjen në një moment kur Rusia është ekonomikisht e dobët dhe ushtarakisht e rraskapitur.

Përkundër avancimeve të vogla në terren, ushtria ruse ka humbur mbi 219 mijë ushtarë dhe dhjetëra mijëra të plagosur. Në këtë kontekst, Kremlini kërkon një fitore simbolike, një marrëveshje që t’i japë status dhe peshë ndërkombëtare.

Pas prishjes së marrëdhënieve me Perëndimin, Moska është mbështetur gjithnjë e më shumë te Kina.

Ky orientim drejt Pekinit i ka shpëtuar ekonomikisht, por e ka kthyer Rusinë në një aleat të varur. Për ta balancuar këtë varësi, Kremlini po përpiqet të krijojë një rrjet të ri aleancash përmes BRICS+ dhe Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), ku synon të jetë shtyllë e “botës jo-perëndimore”.

Megjithatë, në këto struktura, Rusia mbetet hije e Kinës.

Ekonomia kineze është afro dhjetë herë më e madhe se ajo ruse, dhe Moska nuk është ndër pesë partnerët kryesorë tregtarë të asnjë vendi anëtar të BRICS-it origjinal.

Edhe forca e saj tradicionale, energjia fosile, po humbet vlerë në një botë që po kalon në burime të rinovueshme.

Në këtë situatë, Putin po përpiqet të transformojë idenë e multipolaritetit në një mjet presioni ndaj Perëndimit.

Ai kërkon një marrëveshje të re sigurie me SHBA-në, diçka që të ngjajë me një “pakt të barabartë”, edhe pse termat janë të paqartë.

Kjo ide është pjesë e narrativës së Kremlinit që nga viti 2021, kur Moska i kërkoi administratës Biden të tërhiqte trupat amerikane nga disa vende të NATO-s në Europën Lindore.

Në retorikën ruse, lufta kundër Ukrainës shitet si luftë kundër NATO-s, dhe çdo tentativë për negociata me SHBA-në paraqitet si rifillim i dialogut “midis dy fuqive të mëdha”.

Madje, Putini ka përmendur edhe mundësinë e zgjatjes së traktatit bërthamor New START, për ta përdorur si argument të këtij barazimi.

Një marrëveshje e tillë, qoftë edhe e mjegullt, do t’i jepte Putinit një rrugëdalje të lirë nga lufta, por mbi të gjitha një fitore diplomatike, që do ta shiste në botën jo-perëndimore si dëshmi të “njohjes” së statusit rus.

Një lojë globale për legjitimitet

Nëse një marrëveshje e tillë do të arrihej me Donald Trump, ajo do t’i siguronte Putinit një pozicion unik, më të favorshëm se vetë Kina në raport me SHBA-në. Kjo do t’i lejonte Kremlinit të përforconte ndikimin e tij në Global South, duke u shfaqur si fuqi negociuese e barabartë me Perëndimin.

Pra, qëllimi real i Putinit nuk është thjesht të normalizojë marrëdhëniet me Uashingtonin, por të forcojë peshën e Rusisë në sistemin ndërkombëtar, për ta paraqitur veten si bashkë-ndërtues të rendit të ri global: nga Kombet e Bashkuara te BRICS+ e SCO.

Por një “njohje” e tillë, edhe nëse duket e padëmshme për Perëndimin, do t’i jepte Moskës lirinë për të minuar ligjin ndërkombëtar dhe për të riformatuar rendin global sipas interesave të saj.

Në thelb, Putin nuk lufton vetëm për Ukrainën – ai lufton për legjitimitet. Ai kërkon që Rusia të njihet si fuqi që mund të sfidojë SHBA-në dhe BE-në në tavolinën e negociatave globale.

Në këtë kuptim, “multipolariteti” i Putinit nuk është vizion idealist për barazi mes kombeve, por një mjet për të ringjallur hierarkinë e vjetër të fuqive, ku Rusia të mos jetë domosdoshmërisht fituese, por asnjëherë e parëndësishme. /Përshtati “Pamfleti” nga “Qendra për Analiza Europiane"

2 Komente

  1. y
    yyyrrryyytytyrry

    oo Evgjeni.... nuk ke prapanice te analizosh as Putinin e as strategjine Ruse. Rusia si komb e si shkenc eshte shume shume perpara, jane njeshi ne hapesire (e nuk po bej listen e disiplinave qe duhen per te qene njeshi....si psh mekanik aerospaziale....matematik e fizik e aplikuar....), jane njeshi ne mikrobiologji, jane njeshi ne shah, ne muzik, ne fizik berthamore.......eshte vendi me token me te pasur ne glob......eeetj eeeeetj. Shkurt o Evgjenush......qe ta kesh me kollaj....kete punen e Ukraines...merre si nje ndeshje shahu qe der tani Usa e Be ngelen bythegrisur. E ke degjuar Naton cthote tani ne 2025??? Natos i duhen minimalja 5 vjet te behet gati per lufte me Rusine !!!!???????????????????????????? Po der tani....cka bere Natushi???? Po nderkohe qe kalojne keto 5 vjet Rusi do haje kumbulla ??? Kane 3 vjet e ca qe usa e be he ti bien dashit koqet ktu e he ti bien atje ???????????????????????????? Po po vazhduan keshtu.....pervec koqeve ne pamje ....do hane dhe torollozin ne byth., ose po e hane e populli sdi gje. Andej nga BE kam degjuar qe kane filluar lexojne librat e Enverit per bunkeret.....e kane filluar mbushin podrumet me patate ????????????. Andej nga milano kane filluar edhe fikjet e dritave...per stervitje, se makaronat i kane te garantume ????????????????????. E pe nendetesen berthamore Ruse , gjasme me difekt...e me rimorkjator. (qe te kaloje avash avash per te bere spiunazh elektronik. Vendet e Natushit tu ia pasuar njeri tjetrit pergjegjesine e ndjekjes dhe shoqerimit ne ujrat nderkombetare. franca spanjes, spanja anglise, anglia hollandes..... ???????????????? se mos i ngel ndonjerit patatja ne byth.

    1. Z
      Zgjohuni, liria s’dhurohet, ajo fitohet

      O mbetje e spermatozoides serboruse, SHBA-ja ne c’do fush eshte shum vjet para rusis putinjane, bile aq sa percin te dridhura e mornica tek putinizmi. Kujto luften e dyt botrore ku rusia staliniste pa mbeshtetjen e SHBA-s, sot do t’fliste gjermanisht. Sa per kujtes SHBA anijet kozmike i ul ne toke, kurse rusia vazhdon ti ul ne det,ok. Kurse per mirqenjen e lirin dhe demokracin rusia putinjane dallon si nata me diten, o dobic aksidental.

    Lini një Përgjigje