TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Tetor 2025, 20:05

Zyrtarizohet data, takimi Trump - Xi Jinping më 30 tetor në Korenë e Jugut

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtarizohet data, takimi Trump - Xi Jinping më 30 tetor në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në kuadër të turneut të tij në Azi, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohet me Presidentin kinez Xi Jinping javën e ardhshme, si pjesë e turneut të tij në Azi, tha Shtëpia e Bardhë të enjten .

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, u tha gazetarëve se Trump do të niset për në Malajzi të premten vonë në mbrëmje dhe më pas do të udhëtojë për në Korenë e Jugut, ku është planifikuar të takohet me Xi të enjten e ardhshme.

Takimi i fundit i njohur midis dy udhëheqësve u zhvillua në samitin e G20 në Osaka të Japonisë, më 29 qershor 2019. Në atë kohë, bisedimet e tyre u përqendruan në marrëdhëniet tregtare SHBA-Kinë dhe tensionet rreth teknologjisë dhe masave tarifore.

 

Lini një Përgjigje