TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Tetor 2025, 18:36

Kriset miqësia Trump-Putin? Despoti rus dënon sanksionet e SHBA: Akt armiqësor, presionet ndaj Rusisë s'funksionojnë

Shkruar nga Pamfleti

Kriset miqësia Trump-Putin? Despoti rus dënon sanksionet e SHBA: Akt

Putin deklaroi se sanksionet nuk do të ndikojnë në ekonominë e Rusisë, por i përshkroi ato si një "akt jo miqësor" që nuk i forcon marrëdhëniet e saj me SHBA-në.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë drejtpërdrejtë ndaj sanksioneve të SHBA-së të shpallura kundër Rusisë. Ai deklaroi se sanksionet nuk do të ndikojnë në ekonominë e Rusisë, por i përshkroi ato si një "akt jo miqësor" që nuk i forcon marrëdhëniet e saj me SHBA-në.

“Sanksionet janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi Rusinë, por dialogu është gjithmonë më i mirë se lufta", tha Putin në fjalimin e tij në Shoqërinë Gjeografike Ruse në Moskë.

Putin theksoi më tej se zëvendësimi i naftës ruse në tregun global do të kërkojë kohë dhe do të çojë në rritje të çmimeve, duke nënkuptuar se ky veprim do të ketë pasoja për vetë Perëndimin.

Ai më tej sugjeroi se ka njerëz të caktuar në administratën amerikane që e kanë inkurajuar Trumpin të kufizojë eksportet e naftës ruse dhe i bëri thirrje presidentit të SHBA-së që të marrë në konsideratë për të parë se për kë punojnë në të vërtetë këta individë.

Ndërkohë, duke folur sa i takon samitit të anuluar me Donald Trump në Budapest, Putin tha se takimi u propozua nga SHBA-të. Më tej ai tentoi të korrigjonte fjalët e Trump dje, i cili tha se takimi ishte anuluar, duke sugjeruar se takimi thjeshtë ishte shtyrë në kohë.

Udhëheqësi rus tha se do të kishte qenë gabim të mbahej një samit pa përgatitjet e nevojshme, duke sugjeruar se një takim mund të zhvillohet në një datë të mëvonshme.

Një samit Rusi-SHBA, i cili ishte planifikuar të mbahej në kryeqytetin hungarez, u njoftua javën e kaluar nga Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë pas një telefonate midis Trump dhe Putin. Megjithatë, të mërkurën, Trump njoftoi se takimi do të shtyhej. Po atë ditë, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj dy kompanive të mëdha ruse të naftës, Rosneft dhe Lukoil.

Por pavarësisht kësja, duke luajtur lojnë “tërhiq e mos e këput”, Putin la sërish të hapur derën e bashkëpunimit me SHBA-në, teksa shtoi se Rusia dëshiron të vazhdojë dialogun me SHBA-në pasi të dy vendet kanë shumë fusha për bashkëpunim./Pamfleti

Lini një Përgjigje