
Kreu i grupit Wagner do të braktisë Rusinë dhe do të strehohet në Bjellorusi. Pas tërheqjes nga marshimi drejt Moskës, ai duket se i druhet sigurisë së tij dhe një nga pikat e marrëveshjes së negociuar me Lukashenkon ishte dhe strehimi i tij në Minsk..
Shefi i Wagner dhe luftëtarët e tij gjithashtu do të jenë të sigurt nga ndjekja penale sipas marrëveshjes që thuhet se është arritur.
Sipas raportimeve, akuzat kundër tij dhe grupit të tij do të hidhen poshtë. Prigozhin dhe grupi i tij u akuzuan për nxitje të rebelimit të armatosur kundër ushtrisë ruse.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se mercenarët e Wagnerit që dëshirojnë të nënshkruajnë kontratë me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, mund ta bëjnë këtë, dhe se luftëtarët që morën pjesë në rebelimin e sotëm, nuk do të ndiqen penalisht.
Nga ana tjetër, në Rostov-on-Don, ushtarët e Wagner kanë nisur të tërhiqen. Një video tregon luftëtarët duke festuar pasi Yevgeny Prigozhin lëshoi një mesazh audio që konfirmonte një de-përshkallëzimin e situatës.
Po ashtu jeta është rikthyer dhe në Moskë, pasi po hiqen pake nga pak kufizimet.
Lini një Përgjigje