TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2023, 21:39

Nga fillimi i rebelimit te tërheqja e beftë, si Wagner drithëroi Kremlinin dhe misteri i negociatave Putin-Prigozhin

Shkruar nga Pamfleti

Nga fillimi i rebelimit te tërheqja e beftë, si Wagner drithëroi

Ka shumë mistere mbi tërheqjen e Wagner. Përveç asaj që thotë Lukashenko, dyshohet se ka më shumë. Sipas Corriere Della Sera, ka dyshime se Putin ka pranuar kërkesën e tij për të shkarkuar krerët e ushtrisë...

Në revoltat e armatosura ka gjithmonë një moment kritik. Rebelët, pasi kanë ndërmarrë hapin e parë, shpresojnë të shkaktojnë efektin domino duke nxitur njësi të reja të bashkohen. Besnikët nisin të mbyllin radhët, duke shpresuar se sistemi do të qëndrojë. Ata duhet të mbrohen, të reagojnë dhe të dekurajojnë të pavendosurit. Wagneritët kapën në befasi ushtrinë ruse. Në pamjet e publikuara orët e fundit, Prigozhin shihej përballë gjeneralëve, duke përfshirë një më të rëndësishëm se të tjerët: Vladimir Alekseev, numri dy i ushtrisë.

Eksperienca e gjatë në forcat speciale, i dha atij një peshë të konsiderueshme në menaxhimin e spiunëve, por edhe të operacioneve në Ukrainë, kjo pasi Kremlini ka kaluar gjithçka në aparatin e tij pas dështimeve të agjentëve “civilë”. Alekseev ka një buxhet të madh, ka ushtarë dhe mjete, njeh artin e intrigës. Megjithatë, ai nuk arriti të parandalonte kryengritjen e Wagner.

Blitzi i Prigozhin u zhvillua në momentin më të mirë, në fundjave dhe në pikën më strategjike, Rostov  Qyteti është një qendër thelbësore logjistike, pasi aty ndodhet qendra e komandës së Ushtrisë. Më pas, një kolonë e Wagner u zhvendos, duke arritur fillimisht në Voronehz, 500 kilometra larg kryeqytetit, për tu drejtuar në Liptesk, 200 kilometra nga Moska.

Nga fillimi i rebelimit te tërheqja e beftë, si Wagner drithëroi

Nga ana tjetër siguria u forcua në Moskë, u krijuan postblloqe në arterien që ngrihej nga jugu, u hapën kanale në rrugë, u mobilizuan batalione, rojet dhe policia. Po ashtu flitej se 3 ura do hidheshin në erë. Më pas qeveria dekretoi, me vendim formal, një operacion antiterrorist, vendim që lejon kufizime, përgjimet, kontrollin e vendeve strategjike, bllokimin e internetit, etj.

Por kur pritej përballja e madhe, Wagner u tërhoq. Një njoftimi i presidencë bjelloruse bëri që në Moskë të merrej frymë lirisht. Alexander Lukashenko tha se kishte bindur Prigozhin të tërhiqej dhe i kishte dhënë atij garanci se trupat ushtarake nuk do preken pas këtij rebelimi. Më pas vetë kreu i Wagner njoftoi se trupat do tërhiqen sepse nuk duhet të ketë gjakderdhje.

Nga fillimi i rebelimit te tërheqja e beftë, si Wagner drithëroi

Ka shumë mistere mbi tërheqjen e tij. Përveç asaj që thotë Lukashenko, dyshohet se ka më shumë. Sipas Corriere Della Sera, ka dyshime se Putin ka pranuar kërkesën e tij për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes Shojgu dhe shefin e Shtabit Gerasimo.

John Herbst, një ish-ambasador i SHBA-së në Ukrainë, thotë se është e vështirë të imagjinohet se kriza në Rusi do të ndalet tani. Ai i tha BBC se nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë më pas, por Prigozhin nuk do pranojë të jetë nën kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ky moment mund të shënojë një pauzë përpara një përplasjeje armësh", thotë Herbst.

Ose ndoshta Putini do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga deklaratat e tij dhe të merrrte masa paraprake, thotë ai. Sido që të jetë, Perëndimi duhet "të shikojë me kujdes dhe të mos thotë asgjë", vijoi ambasadori. /Pamfleti

Nga fillimi i rebelimit te tërheqja e beftë, si Wagner drithëroi

wagner putin lufte

Lini një Përgjigje