TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2023, 20:35

A është tërheqja e papritur e Prigozhin fundi i konfliktit Kremlin-Wagner?!

Shkruar nga Pamfleti

A është tërheqja e papritur e Prigozhin fundi i konfliktit

Por tani në këtë moment për arsye ende të paqarta duket se Prigozhin është bindur të kthehet prapa, por pavarësisht kësaj tërheqje ky nuk duket se është fundi i krizës...

Fakti që Yevgeny Prigozhin njoftoi se ai do të largohej nga Moska pas një dite të tërë pritjeje të ushtrisë së tij që lëvizte për në kryeqytet është një kthesë tjetër e jashtëzakonshme në gjithë këtë situatë të paprecedent.

Ky njeri ka sfiduar presidentin e tij, i cili e bëri atë një njeri me kaq influencë dhe gjithashtu sfidoi liderët rusë, duke i akuzuar ata për vrasjen e njerëzve të tij, duke ndërprerë me të vërtetë përpjekjet e luftës ruse në Ukrainë dhe në vend të kësaj duke e kthyer vëmendjen e tij te forcat ruse.

E gjithë grindja mes Prigozhin dhe ushtrinë ruse duket se kulmoi sot. Ku fillimisht kishim trupat e Wagner që lëviznin drejt kryeqytetit dhe presidenti Putin që detyrohet të dalë dhe të lëshojë një deklaratë të jashtëzakonshme, ku akuzoi Prigozhin për rebelim të armatosur.

Madje kjo situatë përfshiu të gjitha vendet perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe e cila vëzhgoi nga afër situatën, të cilën e cilësoi si kërcënimin më të rëndë për sundimin e Vladimir Putinit.

Por tani në këtë moment për arsye ende të paqarta duket se Prigozhin është bindur të kthehet prapa, por pavarësisht kësaj tërheqje ky nuk duket se është fundi i krizës./SkyNews

wagner putin kremlini

Lini një Përgjigje