
Sipas disa qytetarëve rus, Prigozhin thotë atë që duhet thënë dhe atë që askush tjetër nuk e shpreh dot...
Ndërkohë që Vladimir Putin, i veshur me një kostum, merr vendime nga zyrat e Moskës, Yevgeny Prigozhin është bërë "një udhëheqës burrash" për disa qytetarë të Rusisë.
Shumë prej qytetarëve në disa zona të Rusisë janë të mendimit se ai ka bërë shumë më tepër sesa ka bërë Vladimir Putin dhe që kur fitoi në Bakhmut, ai është bërë më popullor.
Kjo i ka fituar atij një shkallë mbështetjeje dhe simpatie dhe njerëzit pajtohen me gjërat që ai po thotë. Sipas disa qytetarëve, Prigozhin thotë atë që duhet thënë dhe atë që askush tjetër nuk e shpreh dot.
Por jo gjithmonë retorika e tij aprovohet nga rusët, pasi shpesh herë ai kalon në ekstrem me thirrjet e tij ndaj forcave të armatosura ruse.
Pavarësisht sëgjithave ai tregohet tepër i kujdeshëm në lidhje me Vladimir Putinin. Edhe pse ai po lëviz tanket dhe ushtarët në drejtim të Moskës, lideri i Wagner nuk e ka sulmuar drejtpërdrejt Putinin, vetëm duke i thënë se e ka gabim që e akuzon për tradhti./SkyNews
Lini një Përgjigje