TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2023, 17:48

Opozita bjelloruse “frymëzohet” nga Wagneri, thirrje ushtrisë për grusht shteti: Merrni kontrollin dhe shpallni pavarësinë nga Moska

Shkruar nga Pamfleti

Opozita bjelloruse “frymëzohet” nga Wagneri, thirrje

Pavarësisht se qeveria bjelloruse me në krye Alexander Lukashenkon shprehu mbështetjen e saj ndaj Puitinit, kundër kryengritjes së grupit Wagner, opozita e vendit duket se ka një tjetër ide.

Duke marrë shkas nga situata e trazuar brenda Rusisë, opozita bjelloruse i ka bërë thirrje ushtrisë së vendit të pretendojë pavarësinë e saj dhe të shkëputet përfundimisht nga ndikimi i Kremlinit.

Valery Sakhashchyk, një anëtar i kabinetit të opozitës së udhëhequr nga Svetlana Tikhanovskaya, i bëri thirrje ushtrisë bjelloruse të bashkohet për të "shpëtuar vendin".

Dua t'i drejtohem ushtrisë bjelloruse. Ne nuk kemi kujt të mbështetemi, por ne, të bashkuar, patjetër do ta përballojmë këtë. Ne do të kemi kohë për t'i bërë pyetje njëri-tjetrit dhe për t'u ankuar. Le të mos e bëjmë tani. Le të bashkojmë kombin, të shpëtojmë atdheun, gjithçka tjetër, më vonë”, tha ai në një fjalim video nga Ukraina.

Sakhashchyk ushtaraku i njohur bjellorus, i cili aktualisht ndodhet në Ukrainë, akuzoi presidentin Lukashenko se e ka çuar vendin në një rrugë pa krye dhe tha tani bjellorusët duhet të vendosin se çfarë të bëjnë më pas.

Ai shtoi se ky moment duhet të shfrytëzohet që Bjellorusia të bëhet një vend i pavarur Evropian ose ndryshe me ndikimin e rritur rus, Republika e Bjellorusisë sipas tij do të mbetet vetëm në libra.

"Ose do ta përdorim këtë shans historik dhe do të bëhemi një vend evropian i begatë, ose do të humbasim gjithçka dhe vetë emri i Republikës së Bjellorusisë do të mbetet vetëm në libra", tha Sakhashchyk.

wagner bjellorusia opozita

Lini një Përgjigje