TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2023, 16:43

Fotot komprometuese, para sulmit Prigozhin u takua me zv/ministrin rus të Mbrojtjes

Shkruar nga Pamfleti

Fotot komprometuese, para sulmit Prigozhin u takua me zv/ministrin rus të

Një video e postuar këtë mëngjes në një kanal Telegram të lidhur me Grupin Wagner tregon udhëheqësin e tij, Yevgeny Prigozhin, duke u takuar me zëvendësministrin rus të Mbrojtjes, Yunus-Bek Yevkurov.

BBC ka përdorur mjete biometrike të krahasimit të fytyrës dhe me shumë mundësi bëhet fjalë për Yevkurov.

I pranishëm në takimin me Prigozhin, sipas postimit në Telegram, ishte edhe Vladimir Stepanovich Alekseev, zëvendës shefi i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë. Sidoqoftë, për të nuk ka një konfirmim.

Takimi thuhet se është zhvilluar të shtunën në mëngjes në selinë e distriktit ushtarak jugor të ushtrisë ruse në qytetin jugor të Rostov-on-Don.  Nuk dihet nëse ka pasur negociata para grushtit të shtetit, apo kemi një përfshirje dhe të krerëve të ushtrisë në këtë ngjarje.

Fotot komprometuese, para sulmit Prigozhin u takua me zv/ministrin rus të

prigozhin rusia

Lini një Përgjigje