TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2023, 15:55

Putin i “frikësuar” nga kryengritja e Wagner, despoti rus “arratiset” nga Moska

Shkruar nga Pamfleti

Putin i “frikësuar” nga kryengritja e Wagner, despoti rus

Nisja e kryengritje së grupit Wagner ka sjellë spekulime të shumta lidhur me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili thuhet se është arratisur nga Moska.

Sipas disa raportimeve avioni presidencial rus është larguar nga Moska në orën 14:16 me atë lokalen. Mësohet se avioni u ngrit nga Aeroporti Vnukovo i Moskës dhe më pas u nis për në veri-perëndim të vendit, në një të quajtur Tver, rreth 180 km larg kryeqytetit.

Sipas të dhënave nga faqja e gjurmimit të FlightRadar, avioni arriti në zonën Tver, ku Putin ka një vilë luksoze dhe më pas u zhduk nga sistemi.

Nuk ka qenë e mundur të konfirmohet nëse Putin ishte në aeroplan, ndërkohë që zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov i tha agjencisë së lajmeve TASS se presidenti "po punon në Kremlin". Ende nuk është e qartë situata, por nëse Putin është larguar nga Moska do të thotë se i druhet fuqisë së grupit “Wagner”.

rusia moska wagner

Lini një Përgjigje