TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2023, 15:26

Kaosi në Rusi alarmon Perëndimin, Britania e SHBA mobilizojnë aleatët; të gjithë në gatishmëri

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi në Rusi alarmon Perëndimin, Britania e SHBA mobilizojnë
Blinken dhe Sunak

Situata në Rusi ka shqetësuar të gjithë botën. Wagner po tenton një grusht shteti dhe SHBA, Britania e BE janë vënë në gatishmëri për t’i paraprirë çdo lloj situate që mund të vijë.

Përmes një postimi në Twitter, Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shprehet se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata vazhdon të tensionohet. Pra frika është se tensioni mund të dalë për tej Rusisë dhe të rrezikohet një luftë më e gjerë.

Fola sot me Ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Rusi. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata vazhdon të zhvillohet”, shkruan Blinken.

Para tij pati një reagim edhe nga kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak. Ai  bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë përgjegjësi dhe të mbrojnë civilët. Kryeministri britanik tha për BBC se po monitoronte situatën "nga afër" dhe do të zhvillonte bisedime me disa nga aleatët e Mbretërisë së Bashkuar.

"Kjo është një situatë në zhvillim dhe unë mendoj se gjëja e duhur për të bërë në këtë moment është të sigurohemi se jemi në kontakt me aleatët tanë, të cilët jemi dhe unë do të flas me ta më vonë sot. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përgjegjësinë dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, deklaroi Sunak.

Po ashtu Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi se kaosi i krijuar është një çështje e brendshme ruse. Michel theksoi se mbështetja e Bashkimit Evropian për Ukrainën dhe presidentin Volodymyr Zelensky është e palëkundur.

Duke monitoruar nga afër situatën në Rusi. Në kontakt me liderët evropianë dhe partnerët e G7. Kjo është padyshim një çështje e brendshme ruse. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe Presidentin Zelensky është e palëkundur”, shkroi Michel në Twitter.

Në një përshkallëzim të papritur të luftimeve të brendshme ruse, Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus Wagner, ka bërë thirrje për një rebelim kundër ushtrisë – megjithëse ai ka mohuar përpjekjen për një grusht shteti.

blinken dhe sunak rusia

Lini një Përgjigje