
Helikopterët e Forcave Ajrore Ruse thuhet se kanë hapur zjarr ndaj një kolone Wagner në autostradën M4 jashtë Voronezh. Lajmin e bëjnë të ditur burime lokale.
Ndërkohë në Rostov dëshmitarët okularë në disa kanale të njohura ruse Telegram raportojnë për të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime të dëgjuara në Rostov-on-Don pranë selisë së Qarkut Ushtarak Jugor. Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë njerëz të frikësuar dhe në arrati.
Pas pretendimeve të grupit mercenar rus, Wagner se e ka marrë kontrollin e qytetit rus Rostov-on-Don, guvernatori i rajonit, Vasiliy Golubev, ka paralajmëruar shmangien e katastrofës së luftës civile.
“Kanë qenë disa kohë në historinë e Rusisë kur disa kanë dashur të ndajnë shoqërinë tonë dhe të nxisin flakë të luftës civile, kjo ka çuar në katastrofë. Kjo nuk duhet të ndodhë më. Rajoni i Rostovit është me presidentin. Të dashur qytetarë, ne duhet të jemi të bashkuar”, u shpreh Guvernatori i Rostovit.
Lini një Përgjigje