TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2023, 15:20

Shërbimi rus i Sigurisë mësyn në zyrat e “Wagner-it”, sekuestron 47 mln dollarë në kuti kartoni

Shkruar nga Pamfleti

Shërbimi rus i Sigurisë mësyn në zyrat e

Shërbimi rus i Sigurisë ka bastisur një pronë të grupit “Wagner” në Shën Petersburg, i cili që nga dita e djeshme është kthyer kundër presidentit Vladimir Putin.

Sipas disa njoftimeve ende të pakonfirmuara të mediave ruse thuhet se gjatë bastisjes, Shërbimi rus i sigurisë ka gjetur pranë zyrës së Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit “Wagner”, 47 milion dollarë ‘cash’ të sistemuara në kuti kartoni.

Shërbimi rus i Sigurisë mësyn në zyrat e

Sipas dyshimeve paratë ishin për të mbuluar pagat dhe shpenzimet për luftëtarët e tij Wagner. Sekuestrimi i parave mund të ndryshojë disi pozitat e Prigozhinit, ushtria e të cilit funksionon vetëm në bazë të pagave të larta.

Ndërkohë nga situata e krijuar ushtarët rusë kanë ngritur një pozicion mbrojtës në skajin jugperëndimor të Moskës, sipas raportimeve. Fotografitë e publikuara nga gazeta Vedomosti treguan gjithashtu policinë e armatosur duke u mbledhur në pikën ku autostrada M4 arrin në kryeqytetin rus.

wagner zyrat kontroll

Lini një Përgjigje