
Kremlini duket se ka nisur manovrat për të shmangur një konfrontim të drejtë për drejtë me grupin mercenar Wanger. Sipas asaj që raportohet nga Rusia, thuhet se autoritetet ruse u kanë ofruar rebelëve të Wagner-it një amnisti nëse ata dorëzohen.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, raporton se i është thënë nga një ligjvënës rus se luftëtarëve të Wagner u është premtuar një amnisti nëse heqin dorë nga armët e tyre.
Por sipas ligjvënësit, merecenarët që të përfitojnë nga kjo amnisti duhet që të veprojnë shpejt dhe të marrin një vendim, pasi nuk do të zgjasë shumë.
Megjithatë pavarësisht këtyre tentativave, duket tepër e vështirë që grupi mercenarë Wagner të tërhiqet nga ky aksion që ka ndërmarrë. Kjo kryesisht duke njohur dhe natyrën e Putinit, i cili sapo të qetësoj gjakrat është e sigurt që do të nis një spastrim ndaj atyre që nisën këtë kryengritje.
Lini një Përgjigje