TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2023, 16:31

E ndihmoi të shtypte kryengritjen në Çeçeni, Kadyrov i kthen reston Putinit; dërgon ushtrinë e tij për të luftuar Wagner-in

Shkruar nga Pamfleti
E ndihmoi të shtypte kryengritjen në Çeçeni, Kadyrov i
Kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov dhe Presidenti rus, Vladimir Putin në një takim në Kremlin

I gjithë Kremlini është në gatishmëri të lartë pas rebelimit të grupit mercenar të Wagner. Tashmë, trupat ruse janë ngritur në jugperëndim të Moskës, ndërsa në të njëjtën kohë ushtarët çeçenë, me pajisje të rënda ushtarake si tanke, janë nisur drejt Rostovit.

Më herët kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, tha në kanalin e tij Telegram se ushtria çeçene dhe luftëtarët e gardës ruse janë nisur për në zonat e tensionit në Rusi.

Kreu i Çeçenisë theksoi se rebelimi duhet të shtypet, duke rënë dakord me atë që Putin tha në fjalimin e tij. Kadyrov e përshkroi sjelljen e Prigozhin si një “thikë pas shpine” dhe u bëri thirrje ushtarëve rusë që të mos pranojnë asnjë “veprim provokues”.

Në të njëjtën kohë, mediat ruse raportojnë se luftëtarët e Wagner po largohen nga terrenet e betejës në Afrikë dhe Siri për t’u bashkuar me Prigozhin. Gjithashtu mercenarët kërcënojnë se janë vetëm 4 orë larg Moskës dhe se “beteja” mund të nisë edhe sonte.

wagner kadyrov putin

Lini një Përgjigje