TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2023, 18:54

Kryengritja e Wagner, kryebashkiaku i Moskës thirrje qytetarëve: Situata është e vështirë, mos dilni nga shtëpitë

Shkruar nga Pamfleti
Kryengritja e Wagner, kryebashkiaku i Moskës thirrje qytetarëve:
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin dhe presidenti rus, Vladimir Putin

Duke pasur parasysh se grupi Wagner po lëviz me armatime dhe pajisje kryeqytetit, kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin ka njoftuar se masa konkrete po merren për të ruajtur popullsinë civile.

Ai tha se ka mundësi që disa rrugë apo lagje në qytet të mbyllen për qarkullim. Ndërsa njoftoi se e hëna është shpallur ditë pushimi dhe se banorët e Moskës duhet të shmangin çdo udhëtim nëpër qytet, pasi është shpallur një operacion kundër terrorizmit dhe situata “është e vështirë”.

Kujtojmë se me shpalljen e një operacioni kundër-terrorist, autoritet kanë tashmë kompetencë që të kufizojnë lëvizjen e njerëzve, monitorimin ose kufizimin e komunikimit, të kontrollojnë qytetarët dhe automjetet dhe të evakuojnë popullsinë.

Autoritetet njoftuan edhe se rajoni i Moskës ka pezulluar të gjitha ngjarjet masive në natyrë deri më 1 korrik.

wagner kryebashkiaku moskës

Lini një Përgjigje