Sipas mediave ndërkombëtare, ai që ka pajtuar gjaqet ka qenë Aleksandër Lukashenko. Ai ka negociuar me të dyja palët dhe ka dhënë garanci se ushtria e Prigozhin nuk do të preket nëse ai tërhiqet.
Ka përfunduar pa nisur mirë, ajo që u cilësua si një kryengritje e armatosur për rrëzimin e Vladimir Putinit. Kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, nxori sot 20 mijë ushtarët e tij në rrugë, duke u rebelua kundër pushtetit. Pasi mori kontrollin në qytetin Rosotv, ai deklaroi se do të marshojë drejt Moskës për të rrëzuar krerët e ushtrisë.
Por teksa e gjithë bota po përgatitej për një luftë civile të përgjakshme që mund të sillte katastrofë për të gjithë, Pirgozhin u tërhoq. Ai ka urdhëruar forcat e tij që të ndalojnë marshimin dhe të kthehen në bazat e tyre ushtarake, duke i dhënë fund aventurës.
Sipas mediave ndërkombëtare, ai që ka pajtuar gjaqet ka qenë Aleksandër Lukashenko. Ai ka negociuar me të dyja palët dhe ka dhënë garanci se ushtria e Prigozhin nuk do të preket nëse ai tërhiqet.
Njoftimi, i transmetuar në kanalin zyrtar Telegram të presidencës bjelloruse, sqaronte se kreu i grupit mercenar Wagner kishte rënë dakord të ndalonte lëvizjen e mëtejshme të luftëtarëve të tij nëpër Rusi.
“Këtë mëngjes, presidenti rus Vladimir Putin informoi homologun e tij bjellorus për situatën në jug të Rusisë me kompaninë private ushtarake Wagner. Krerët e shteteve ranë dakord për veprime të përbashkëta. Presidenti i Bjellorusisë në marrëveshje me Presidentin e Rusisë zhvilloi bisedime me kreun e Wagner PMC Yevgeny Prigozhin. Yevgeny Prigozhin pranoi propozimin e Presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko për të ndaluar lëvizjen e personave të armatosur të kompanisë Wagner në Rusi dhe për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për uljen e tensioneve", thuhet në deklaratë.
Mësohet se Lukashenko i ka ofruar një marrëveshje Prigozhinit për të garantuar sigurinë e trupave të Wagner.
"Për momentin, një opsion absolutisht fitimprurës dhe i pranueshëm për zgjidhjen e situatës është në tryezë, me garanci sigurie për luftëtarët e Wagner PMC", thuhej më tej në deklaratë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Yevgeny Prigozhin i cili ka lëshuar një mesazh audio duke konfirmuar se luftëtarët e tij po kthehen në bazat e tyre për të "shmangur gjakderdhjen".
“Ne u nisëm në 23 qershor në marshimin e drejtësisë. Në një ditë udhëtuam gati 200 km pranë Moskës. Gjatë kësaj kohe nuk kemi derdhur asnjë pikë gjaku të luftëtarëve tanë. Tani ka ardhur momenti kur mund të derdhet gjak, prandaj, duke kuptuar të gjithë përgjegjësinë për faktin se gjaku rus do të derdhet në njërën nga anët, ne po i kthejmë kolonat tona dhe do të kthehemi në drejtim të kundërt në kampet fushore”, tha ai.
Kujtojmë se e gjithë situata përshkallëzoi në mbrëmjen e 23 qershorit, pasi disa regjistrime audio u postuan në kanalin Telegram të themeluesit të Wagner PMC, Yevgeny Prigozhin. Ai pretendonte se njësitë e tij ishin sulmuar dhe fajësoi udhëheqjen ushtarake ruse për këtë./ Pamfleti
Lini një Përgjigje