TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2023, 21:20

Arriti marrëveshje me Prigozhinin, Lukashenko raporton te Vladimir Putin

Shkruar nga Pamfleti

Arriti marrëveshje me Prigozhinin, Lukashenko raporton te Vladimir Putin

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin raportohet se kanë pasur një bisedë telefonike pas arritjes së një marrëveshje me kreun e ushtrisë private Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Sipas shërbimit të shtypit presidencial bjellorus, Lukashenko i ka raportuar Putinit lidhur me "rezultatet e negociatave" që ai pati me Prigozhin dhe kushtet me të cilat ai ka negociuar. Por duke pasur parasysh marrëdhënien e Putin me Lukashenkon, dihet fare qartë sa lideri bjellorus thjeshtë ka luajtuar rolin e lajmëtarit, pasi ksuhtet e negocimit janë vendosur nga vet despoti rus që para nisjes së tyre. 

Presidenti i Bjellorusisë e informoi Presidentin e Rusisë në detaje për rezultatet e negociatave me udhëheqjen e PMC [kompanisë ushtarake private] Wagner”, thuhej në deklaratë.

Kujtojmë se Prigozhin njoftoi të shtunën se po kthente forcat e tij nga një marshim drejt Moskës, duke thënë se synonte të shmangte gjakderdhjen ruse. Ndërkohë që qeveria bjelloruse pretendoi se Lukashenko ndërmjetësoi një marrëveshje me Prigozhin, pa dhënë specifika.

lukashenko putin wagner

Lini një Përgjigje