
Përplasjet e sotme mes ushtrisë ruse dhe grupit Wagner kanë qenë në favor të Ukrainës. Sapo Prigozhin nisi marshimin drejt Moskës, ministria ruse e Mbrojtjes nisi të tërheqë trupat nga vija e parë e frontit me Ukrainën, për t’i dërguar në Moskë.
Në të njëjtën kohë, mediat shkruajnë se disa grupe të tjera kanë braktisur vendqëndrimt dhe janë bashkuar me forcat e Wagner.
Kjo bëri që forcat e Ukrainës të bënin një përparim domethënës në krahun lindor. Trupat e Volodymyr Zelenskyy-t arritën në afërsi të qytetit lindor të Bakhmut - një zonë e marrë nga grupi mercenar Ëagner.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar tha se një ofensivë ishte nisur pranë një grupi fshatrash që rrethojnë qytetin. "Në të gjitha këto fusha, ne kemi bërë përparime", shkroi zonja Maliar.
Oleksandr Tarnavskiy, komandanti i Tavria, ose frontit jugor, tha se forcat ukrainase kishin çliruar një zonë pranë Krasnohorivka, në perëndim të qendrës rajonale të Donetskut të kontrolluar nga Rusia.
Lini një Përgjigje