
Reagimi i Papës pas sulmit të ri të Donald Trumpit
Papa Leon dënoi ashpër udhëheqësit që shpenzojnë miliarda për luftëra dhe tha se bota “po rrënohet nga një grusht tiranësh”, në komente të pazakonta për tonin e tyre kritik, të mbajtura sot nga Kameruni, pasi presidenti amerikan Donald Trump e sulmoi sërish në rrjetet sociale.
Leoni, papa i parë amerikan, kritikoi edhe udhëheqësit që përdorin gjuhë fetare për të justifikuar luftërat dhe bëri thirrje për një “ndryshim vendimtar kursi”, gjatë një takimi në qytetin më të madh të zonave anglishtfolëse të Kamerunit.
“Zotërinjtë e luftës bëjnë sikur nuk e dinë se mjafton vetëm një çast për të shkatërruar, ndërsa shpesh nuk mjafton një jetë e tërë për të rindërtuar.
Ata mbyllin sytë para faktit se miliarda dollarë shpenzohen për vrasje dhe shkatërrim, ndërsa burimet që nevojiten për shërim, arsim dhe rindërtim nuk gjenden askund”, shprehet Papa.
Lini një Përgjigje