TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Dhjetor 2023, 20:28

“Nuk kam frikë nga kërcënimet e opozitës”, Vuçiç asnjë hap pas: Jam zgjedhur nga populli

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk kam frikë nga kërcënimet e opozitës”,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk i frikësohet kërcënimeve që i drejtohen nga përfaqësuesit e opozitës dhe se nuk do të fshihet kurrë sepse siç tha ai, është zgjedhur nga populli.

Deklarata e presidentit serb, vjen pasi Zdravko Ponosh, kandidat nga lista “Serbia kundër dhunës”, tha se “Vuçiçit nuk i ka mbetur shumë dhe do të përfundojë në humnerë”.

Vuçiç tha se e dëgjon çdo ditë dhe se i kupton dhe se nuk e ka të qartë se me çfarë po e kërcënojnë.

“Edhe atë mbrëmje kam qenë në Presidencë, kam dalë më herët nga Presidenca dhe kam ardhur kur kam dëgjuar se po bëjnë protesta 50 metra larg. Dhe sa herë që jam në Kryesi dhe kur e kanë rrethuar kam qenë aty. Flasin për një pasazh sekret dhe që kam kaluar atje, ekziston, por nuk e kam parë kurrë”, theksoi ai.

Ai theksoi se nuk do të fshihet kurrë, sepse është zgjedhur nga populli për të marrë vendime të vështira.

"Siç janë vendimet e panumërta për Republikën e Kosovës, të cilat nuk mund t'i pëlqejnë askujt. Por, ju e dini, ju duhet ta mbroni vendin nga njëra anë nga sanksionet, nga ana tjetër t'i mbroni interesat e tij kombëtare dhe shtetërore”, tha Vuçiç.

aleksander vuçiç serbia protesta

Lini një Përgjigje