
Opozita serbe dhe mbështetësit e saj janë mbledhur sërish mbrëmjen e stome për të protestuar para ndërtesës së KQZ-së në Beograd, duke kërkuar anulimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Kjo është protesta e 10-të e koalicionit opozitar “Serbia Kundër Dhunës”, që nga mbajtja e zgjedhjeve më 17 dhjetorë. Ndërkohë që veç tubimeve, disa deputetë të koalicionit janë futur prej 10 ditësh në grevë urie dhe kërkojnë që autoritetet shtetërore të anulojnë rezultatet e zgjedhjeve në të gjitha nivelet.
Disa nga deputetët futur në grevë, janë detyruar të dërgohen me urgjencë në spital për shkak të përkeqësimit të situatës shëndetësore të tyre.

Duke marrë shkas nga degradimi në dhunë i protestës së para dy ditëve, godinat qeveritare dhe ajo e KQZ janë rrethuar nga gardhe metalike dhe forca policore.
Ndërkohë që në nisje të protestës së sotme ka pasur akuza nga ana e koalicionit opozitar se policia po shfrytëzon të gjitha burimet e saj për të trembur njerëzit për tu grumbulluar.
“Kemi të bëjmë me makineri që shfrytëzon të gjitha burimet për të parandaluar grumbullimin e njerëzve”, tha Željko Bodrožić, president i NUNS, raporton Danas.
Lini një Përgjigje