TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Dhjetor 2023, 17:29

Çështja e Trump kthehet në ‘Ping-Pong’, gjykata e Miçiganit del kundër asaj në Kolorado: Ish-presidenti ka të drejtë të kandidojë!

Shkruar nga Pamfleti

Çështja e Trump kthehet në ‘Ping-Pong’, gjykata e

Gjykata e Lartë e Miçiganit i ka dhënë të drejtë ish-presidentin, Donald Trump, që të marrë pjesë si kandidat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ky vendim bie ndesh me vendimin e 19 dhjetorit nga një Gjykatë e Lartë e Kolorados, e cila vendosi se Trump nuk mund të kandidojë  për të qenë president për shkak të rolit të tij në sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA. Vendimi i Kolorados ishte hera e parë në histori që ‘Seksioni 3 i Amendamentit të 14-të’ është përdorur për të s’kualifikuar një kandidat presidencial.

Rastet e Miçiganit dhe Kolorados janë ndër dhjetëra tentativat e nisura nga demokratët për të lënën  emrin e Trump jashtë fletëvotimeve, vitin e ardhëm. Ata të gjithë flasin për të ashtuquajturën ‘klauzolë të kryengritjes’ që pengon këdo që të mbajë poste drejtuese nëse është përfshirë "në kryengritje ose rebelim" kundër Kushtetutës.

Vendimi i Kolorados ka të ngjarë të apelohet në Gjykatën e Lartë të SHBA, e cila nuk ka vendosur kurrë për dispozitën e përdorur shumë rrallë, të kohës së Luftës Civile.

Paditësit në Michigan mund të përpiqen teknikisht përsëri të s’kualifikojnë Trumpin sipas Seksionit 3 të Amendamentit të 14-të në zgjedhjet e përgjithshme, megjithëse ka të ngjarë që deri atëherë të ketë një vendim të Gjykatës së Lartë të SHBA për këtë çështje.

Gjykata e Lartë e Michiganit të mërkurën la në fuqi një vendim të gjykatës së apelit që Partia Republikane mund të vendosë këdo që dëshiron në fletën e votimit parësor. Por gjykata heshti nëse Seksioni 3 i

Trump përshëndeti urdhrin, duke e quajtur përpjekjen për ta mbajtur atë jashtë votimit në shumë shtete një "gambit patetik", raporton 'AP'

Nga të gjitha sondazhet e dala muajt e fundit, Trump duket se ka një epërsi ndaj presidenti aktual Biden. Kjo ka nxitur demokratët të gjejnë hapësira ligjore në kushtetutë, të cilat mund të ndalojnë Trump-in për tu rikthyer në krye të Shtëpisë së Bardhë.

trump miçigan

Lini një Përgjigje