
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tetovë të Maqedonisë, pasi janë vrarë 2 persona, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çellopek të rajonit të Bërvenicës së Tetovës. Sipas policisë autori i vrasjes është një 60 vjeçar, dhe ai është në lidhje familjare me dy viktimat.
Sipas mediave vendase, ai ka qëlluar djalin e xhaxhait, nusen e këtij të fundit dhe djalin e tyre. Sipas mediave vendase, shkak është bërë një zënkë për parkimin enjë makine.
“Zyrtarët policor të SPB Tetovë kanë ndaluar 60 vjeçarin me inicialet I.I nga ky fshat, pas një njoftimi se në ora 14.00 me armë zjarri ka vrarë dy familjarë të tij dhe një ka plagosur. Edhe dorasi po ashtu ka mbetur vetë i plagosur nga arma e zjarrit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, informoi zëdhënësi i policisë Tetovë, Marjan Josifovski.
Lini një Përgjigje