TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Dhjetor 2023, 16:05

E krahasoi me Hitlerin, Netanyahu i përgjigjet Erdogan: Je i fundit që mund të flasë për moral!

Shkruar nga Pamfleti

E krahasoi me Hitlerin, Netanyahu i përgjigjet Erdogan: Je i fundit që

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i është përgjigjur akuzave të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili e krahasoi atë me Hitlerin.

Me anë të një postimi në platformën X, kryeministri izraelit tha se Erdogani, i cili kryen gjenocid kundër kurdëve, i cili mban një rekord botëror për burgosjen e gazetarëve për kundërshtimin e sundimit të tij, është personi i fundit që mund të na mësojë moralin.

“Erdogan, i cili kryen gjenocid kundër kurdëve, i cili mban një rekord botëror për burgosjen e gazetarëve që kundërshtojnë sundimin e tij, është i fundit që mund të na mësojë moralin.

IDF është ushtria më morale në botë që lufton dhe shkatërron organizatën terroriste më të urryer dhe mizore, Hamas-ISIS, e cila ka kryer krime kundër njerëzimit dhe Erdogan e lavdëron dhe pret zyrtarët e saj të lartë”, shtoi kryeministri izraelit.

Më herët, Erdogan tha se Netanyahu nuk ishte ndryshe nga diktatori nazist Adolf Hitler dhe i krahasoi sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës me trajtimin e nazistëve ndaj hebrenjve gjatë Holokaustit.

benjamin netanyahu izrael rexhep tajip erdogan turqi hamas gaza palestinë

Lini një Përgjigje