TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Dhjetor 2023, 15:15

“Netanyahu si Hitleri”, Erdogan ‘akuza’ Perëndimit: Jeni bashkëpunëtorë në vrasjen e 20 mijë civilëve në Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

“Netanyahu si Hitleri”, Erdogan ‘akuza’ Perëndimit:

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sulmoi sërish Netanyahun gjatë fjalimit të tij në Ankara, duke e krahasuar atë me “nazistin” Adolf Hitler.

Ai gjithashtu akuzoi BE-në dhe agjencitë ndërkombëtare, për paaftësinë për të ndalur atë që po ndodh në Gaza.

Gjithçka nga BE-ja e deri te agjencitë e lajmeve kanë dështuar në këtë krizë në Gaza. Kuptuam se institucionet që flasin shumë janë krejtësisht bosh kur bëhet fjalë për Izraelin.

Nga sot kanë kaluar 80 ditë nga fillimi i sulmeve. Të gjitha vlerat e njerëzimit na u shkatërruan para syve. Nga ndryshon nga Hitleri? Ajo që po bën Netanyahu është më pak se ajo që bëri Hitleri?”, tha presidenti turk.

Ai shtoi ndër të tjera se Perëndimi është bashkëpunotr në vrasjen e 20 mijë civilëve të pafajshëm në Gaza, pasi i dhanë mbështetje të pakushtëzuar Izraelit.

Perëndimi dhe SHBA kanë mbështetur më të gjitha mënyrat për Izraelin. Ata vranë më shumë se 20 mijë banorë të Gazës. Spitalet, shkollat ​​dhe objektet e kultit, që nuk duhen prekur as në luftë, u bombarduan.

Shkencëtarët e Gazës ranë dëshmor bashkë me familjet e tyre. Pavarësisht dhjetëra përpjekjeve diplomatike, ne nuk mundëm të parandalonim vrasjen e qindra banorëve të Gazës. Sot Gjermania vazhdon të paguajë çmimin për Hitlerin. Kjo është arsyeja pse Gjermania nuk ka zë. Nuk i detyrohemi askujt. Perëndimi është në borxh dhe nuk mund të flasë”, përfundoi Erdogan fjalimin e tij.

civilë gaza

Lini një Përgjigje